Tragjedi në familje/ Berisha humb personin e dashur, bën dedikimin e dhimbshëm për të


Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë me dije në rrjetin social "Facebook" ndarjen nga jeta të një personi të dashur në familjen e tij.

Bëhet fjalë për kunatën e tij, bashkëshorten e të vëllait.


Me fjalë të ndjera, ai i ka kushtuar kësaj ngjarje të rëndë për familjen e tij, një shkrim prekës në rrjetet sociale edhe ku e ka ndarë me miqtë.
Berisha i jep lamtumirën e dhimbshme me ato që shkruan në postim.
Statusi i plotë i Berishës:
Nje lamtumire e dhimbshme per ne!
Te dashur miq, sot familja jone me dhimbje dhe pikellim te thelle i dha lamtumiren e fundit nje njeriu shume te dashur per te gjithe ne, Sanie Berishes, bashkeshortes se vellait tim te ndjere. Sanija, vajze e nje familje dhe dy prinderve te nderuar, erdhi ne familjen tone si permbushje e nje premtimi qe ajo dhe vellai im i dashur, Selim Berisha i kishin dhene njeri tjetrit ne rini per te lidhur jeten se bashku. Ajo, me virtutet, edukaten, punen do te deshmohej nje bashkeshorte e admirueshme, shok jete dinjitoze e vellait tim, nje vajze e dyte per prinderit e mi, nje nene e mrekullueshme per femijet e saj dhe mesuese e perkushtuar per nxenesit ne shkollat ku dha mesim.
Per mua mua dhe Lilin ajo ishte nje moter e vertet. Sanija, se bashku me vellain tim me dhane mua ne vitet e studimeve nje ndihme dhe mbeshtetje tejet te çmuar.
Me kete rast dua te shtoj se Sanija jo gjithnje kishte fatin ne anen e saj. Rreth tridhjete vjet me pare vellai im u nda relativisht i ri nga nga jeta dhe ajo mbeti zonje dhe zot shtepie. Por grua fisnike e pamposhtur nga veshtiresite dhe me sakrifica te medha ajo rriti, edukoi dhe nxori ne jete me sukses tre femijet e saj.
Me pas pati fatin e madh te behet gjyshe e lumtur e nipave dhe mbeses se saj. Sanija keto vite e fundit vuajti nga nje semundje e rende, e cila dje, megjithe kujdesin e madh te vajzes, djemve, te rejave, nipave, mbeses dhe te gjithe familjes, e ne veçanti te mjekeve, e ndau prej nesh duke lene tek ne te gjithe ne zemrat tona mirenjohje te thelle, dashuri te madhe dhe kujtimin e paharruar te saj.
I lehte qofte per ty sonte dheu Sanija jone e dashur! sb



57-vjeçari David Allen Turpin dhe bashkëshortja e tij 49-vjeçare, Louise Anna Turpin, janë arrestuar


Një këngëtar shqiptar është arrestuar ditën e djeshme në prag të një koncerti në Itali. Në pranga ka rënë Ëngjëll Krifa,


Policia bashkiake, e veçanërisht ajo e Tiranës, vijon raprezaljen e saj me të gjithë të pafuqishmit e kryeqytetit, të cilët dalin

Comments